Bashkimi Evropian mund të kërcënohet nga një krizë e re. Këtë herë mund të vjen nga Italia, ekonomia italiane është dobësuar, fuqia blerëse është reduktuar, janë regjistruar më pak investime, dhe disa kompani kanë falimentuar, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
E gjithë kjo ka dobësuar bankat italiane, të cilat kanë nevojë për 40 miliardë euro për të riparuar bilancet e tyre.
Roma zyrtare shpreson se BE-ja do të ndihmojë në këtë drejtim, por ndërkohë, aksionet e bankës “Unicredit” të Italisë nga fillimi i këtij viti kanë shënuar rënie me vetëm 65 për qind…
Aksionet e bankës “Intesa Sanpaolo” ka rënë me 45 për qind në të njëjtën periudhë.
Aktualisht problemet më të mëdha i ka banka më e vjetër “Monte dei Paschi di Siena”.
Çmimi i aksioneve të kësaj banke kanë shënuar rënie 85 përqind.