I njëjti gjak, e njëjta dhembje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është në presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara.
Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani: një gazetar i revistës “Vanity Fair Italia”, kaloi një ditë të tërë në geton ku banon. “Askush nuk e ka idenë që ekzistoj”, i tha Xhorxhi gazetarit italian.
“Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj”, rrëfen teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit. Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.
Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertona e një gazete vendase me fotografinë e presidentit Barak Obama. Vëllai i tij i madh. Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bërë një jetë të etshme: poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij. (INA)