24,11,2024

Të luftohet terrorizmi në burim (ideologji)

Must Read

Jemi dëshmitarë të kohës që si pasoj e ideologjive që shpijnë në terror janë të kërcënuar dhe rrezikuar çdo shtet, shoqëri dhe individ në mbarë botën, duke mos lënë anash edhe vendin tonë. Ideologjitë që shpijnë në terror kanë ndikuar që individ dhe grupacione të caktuara të shndërrohen në krijesa gjakderdhëse. Të tillët nuk mendojnë më për asgjë tjetër përpos gjakderdhjes dhe vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, pavarësisht a janë burra, gra, pleq, fëmijë apo mysliman, krishterë, hebrenj etj. Rastet e ndodhura të terrorit anekënd botës e dëshmojnë më së miri se gjakderdhësit kanë për qëllim vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Me akte të tilla, terroristët synojnë të fusin dhe shpërndajnë sa më shumë frik dhe panik dhe ta shkatërrojnë ndjenjën e sigurisë së individit dhe mos të ndihet askush i sigurt. Pastaj nëpërmjet futjes dhe shpërndarjes së frikës dhe panikut tek civilët, terroristët mundohen që të krijojnë presion tek qeveritë e shteteve të ndryshme për të ndryshuar qëndrimet e tyre kundrejt organizatave terroriste dhe kështu t’i realizojnë qëllimet e tyre, si dhe të shpërndajnë mesazhe tek të gjithë ata individ të cilët janë  përkrahës të organizatave terroriste e të cilët qëndrojnë të heshtur nëpër vende të ndryshme të botës. P.sh, sulmi i ISIS-it në Parisë, ka pasur për qëllim përpos tjerash edhe shpërndarjen e mesazhit tek përkrahësit e kësaj organizate terroriste, se ISIS dhe mbështetësit e tij duhet të kundërshtojnë të gjitha kulturat e tjera me theks të veçantë perëndimore përpos asaj të promovuar nga ISIS. Me sulmin e kryeqytetit Evropian (Bruksel), ISIS ka synuar shpërndarjen e mesazheve tek përkrahësit e tij, se ISIS është i fuqishëm dhe i aftë të depërtoj dhe sulmoj shtete me sistem goxha të avancuar të sigurisë siç janë shtetet e Bashkësisë Evropiane. Ndërsa, me sulmet në Turqi dhe Arabi Saudite qëllimi është që nëpërmjet këtyre sulmeve të përçoj mesazhin se nuk mjafton fakti të jeni mysliman e të ndiheni të qetë, por duhet të jeni përkrahës të ideologjisë së promovuar nga ISIS që të shpëtoni nga aktet terroriste. Me këtë ata synojnë që përkrahësit e tyre mos të demoralizohen, t’i mbajnë me moral dhe të përgatitur për ndonjë sulm eventual varësisht se në cilin vend gjenden terroristët e heshtur (fjetur).

Burim i akteve terroriste të dekadave të fundit, janë ideologjitë e devijuara të cilat thirren dhe bazohen padrejtësisht në fenë Islame. Prandaj, terrorit të dekadave të fundit padyshim që duhet t’i qasemi me një qasje specifike për ta parandaluar. Qasja adekuate për  parandalimin e akteve aktuale terroriste, duhet të konsistojë më shumë në masa preventive e jo në masa represive. Po që se nuk veprohet me qasje adekuate e cila i përshtatet saktë terrorit të dekadave të fundit, shteti dhe shoqëria do t’i vuajnë pasojat. Prandaj, duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë qasjes për trajtimin e kësaj problematike. Masat e institucioneve të sigurisë, duhet jenë të fokusuara në burim (ideologjinë) e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, sepse duke vepruar në këtë mënyrë garantohet parandalimi i suksesshëm i dukurisë së tillë. Në kuadrin e masave që duhet të merren nga institucionet e sigurisë së Kosovës hyn masat represive dhe preventive. Masat represive pa dyshim që janë të domosdoshme në luftë kundër terrorizmit dhe gjithashtu janë e drejt ekskluzive e organeve të sigurisë dhe organeve gjyqësore. Në kuadrin e masave represive bëjnë pjesë, përpos tjerash arrestimet, paraburgimet, gjykimet, dënimet dhe burgimet. Të drejtën ekskluzive për t’i zbatuar këto masa e kanë institucionet e sigurisë dhe gjyqësori. Këto institucione shtetërore duhet t’i kombinojnë dhe harmonizojnë veprimet e tyre duke u bazuar në ligje që janë në fuqie varësisht nga situatat. Por ajo që duhet të dihet është fakti, që vetëm me masa represive nuk mund të imagjinohet lufta apo parandalimi i terrorizmit.

Madje, aktualisht është domosdoshmëri dominimi i masave preventive në kuadër të luftës kundër terrorizmit, sepse terrorizmi i dekadave të fundit siç e kemi potencuar më lartë vjen si pasoj e ideologjive të mbrapshta që konsistojnë padrejtësisht në fenë Islame. Individët që kryejnë akte terrori, kanë rënë preh e kthetrave të injorantëve, mashtruesve dhe manipuluesve, që fenë e përdorin si mbulesë dhe instrument për realizimin e qëllimeve të tyre terroriste.

Mashtruesit dhe manipuluesit janë aq të aftë saqë ideologjinë e tyre ta instalojnë në kokat e të rinjve pa problem. Pra, të rinjve u shpëlahet truri dhe indoktrinohen dhe pastaj dirigjohen nga levat e manipuluesve dhe shndërrohen në lëndë plasëse.

Prandaj, fokusi, masat dhe potenciali shtetërorë, duhet të orientohet apo mbështetet në masat preventive. Kjo duhet të ndodh për arsye se, ideologjia e mbrapsht ndryshohet vetëm me ideologji të mbarë. Po që se arrimë ta ndryshojmë ideologjinë e mbrapsht me ideologji të mbarë, është parandaluar e keqja që në burimin e saj. Prandaj, partnerë kryesor për organet e sigurisë në parandalimin e ideologjive që shpijnë në terror dhe kontribuesi më i madh për këtë çështje duhet të jetë BIK-u (Bashkësia Islame e Kosovës) me imamët e tij. BIK-u s’bashku me imamët e tij, duhet të jetë partneri kryesor i organeve të sigurisë dhe të ketë rolin kyç në kuadër të masave preventive.

Ndërsa në kuadrin e masave represive, BIK-u në asnjë moment nuk duhet të ketë ndonjë influencim apo përzierje. Që BIK-u dhe imamët e tij të jenë sa më efektiv dhe kontributdhënës në parandalimin e shpërndarjes së ideologjisë e cila shpije në ekstremizëm, radikalizëm dhe terrorizëm, duhet që të bashkëpunojë ngushtë me organet e sigurisë. Në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe BIK-ut, duhet të jenë ligjërata dhe trajnime të cilat lidhen me temat e terrorizmit.

Është imediat organizmi i një trajnimi apo ligjërimi për imamët nga ekspert të fushës së sigurisë me temë që ka të bëj me terrorizmin, sepse duhet të dihet një gjë, që imamëve ju mungojnë njohurit lidhje me terrorizmin dhe kjo mendoj që është në suaza të normales, sepse nuk e kanë fushë të tyre, por nuk është aspak normale, madje është krejtësisht e papranueshme që mos të organizohen ligjërata dhe trajnime të tilla për imamët në këtë kohë kur aktet terroriste janë duke ndodhur nga individ dhe grupe të indoktrinuar me ideologji të mbrapshta por të mbuluara padrejtësisht me fenë Islame.

Natyrisht, që ligjërimet e tilla do të jenë të dobishme për imamët dhe sigurinë e vendit, sepse atyre u shtohen njohuritë lidhje me të kuptuarit e terrorizmit, i kuptojnë pasojat e terrorizmit që mund t’i ketë individi, shoqëria dhe shteti dhe padyshim kjo ndikon që imamët të mobilizohen fuqishëm dhe të punojnë paralelisht dhe në bashkëpunim me institucionet shtetërore me qëllim vetëdijesimin e të  rinjve qoftë nëpër xhami apo me ligjërata e tribuna kundër luftimit dhe parandalimit të ideologjive që shpijnë në ekstremizëm, radikalizëm dhe terrorizëm. Me shtimin e njohurive për pasojat e terrorizmit tek imamët, do të reflektoj dhe do të ketë efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në mbrojtjen e të rinjve nga mashtrimet dhe manipulimet e manipuluesve të veshur me petkun e devotshmërisë fetare. Me një fjalë, do të ketë shterim të burimeve nga i cili burim burojnë individ apo grupe me ideologji të rrezikshme. Pra, shterimi i burimeve të ideologjive të rrezikshme me pasoj terrorizmin nuk mund të ndodh pa kontributin e imamëve, sepse ideologjitë e rrezikshme janë të mbuluara me petkun e fesë Islame për të cilën të vetmit kompetent për interpretim të fesë Islame janë imamët.

Prandaj, imamët janë personat që duhet t’i prinë procesit apo masave parandaluese në luftën kundër ideologjive që shpijnë në ekstremizëm, radikalizëm dhe terrorizëm. Vetëm nëse BIK-u me imamët e tij marrin primatin në kuadër të masave preventive në parandalimin edhe luftimin e terrorizmit, mund të themi që terrorizmi është duke u luftuar në burimin e tij.

 

Shkruar nga Shkelzen Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img