Më 7 korrik 2016, Gjykata ka dhënë vendimin për të akuzuarin se ka kryer veprën penale “trafikimi i narkotikeve”. Gazeta “Panorama” mësoi dje se prokurori që ka përfaqësuar akuzën në gjyq, Eugen Beçi ka kërkuar në pretencë 15 vjet heqje lirie për korrierin e drogës Afrben Prendi.
Ndërkohë, Gjykata pasi ka dëgjuar edhe palën mbrojtëse dhe ka analizuar dosjen, ka vendosur dënimin me 14 vjet heqje lirie për personin e kapur në kufirin KosovëShqipëri me 15 kilogramë heroinë në qershor 2015.
.