Komuna e Prishtinës ka shpenzuar më shumë se 630 mijë euro mjete buxhetore për mallra dhe shërbime, ndonëse ato ishin destinuar si buxhet i investimeve kapitale, që do të duhej të bëheshin gjatë 2015-s.
Këto ndryshime në destinimet buxhetore të identifikuara nga Auditori i përgjithshëm, nuk i mohojnë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë dhënë sqarimin se si ka ndodhur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata kanë thënë se meqë komuna ka pasur kapacitete të limituara për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, atëherë në projekte të caktuara ka shpenzuar mjetet nga investimet kapitale.
Por, ekspertë të ekonomisë këtë e konsiderojnë si mangësi të madhe, që ndërlidhet me dështimet në planifikim dhe në shpenzim të buxhetit.
Në raportin e Auditorit… thuhet se nga buxheti për investime kapitale Komuna e Prishtinës kishte paguar mallra dhe shërbime në vlerë 630,856 eurosh.