02,07,2025

Murati: Diaspora, jetike për Kosovën

Must Read

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se diaspora shqiptare është shumë e rëndësishme për Kosovën për shkak të kontributit që jep në shumë forma, qoftë përmes remitancave, investimeve apo formave tjera. Murati në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se diaspora ka kontribuuar qysh në kohën e Rilindjes e deri në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të vendit, ndihmë kjo që po vazhdon edhe tani.

Murati ka thënë se sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur një ngritje të remitancave, të cilat e kanë arritur shifrën prej 740 milionë eurosh, por ai shprehet optimist se kjo shifër është edhe më e madhe kur kemi parasysh se një shumë e madhe e të hollave nuk vijnë përmes transfereve bankare.

Më tej në këtë intervistë Murati ka thënë se është duke vazhduar procesi i regjistrimit të diasporës. Ai gjithashtu ka folur edhe për punën që është duke bërë kjo Ministri dhe për organizimet që do të bëhen gjatë verës për nder të bashkatdhetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img