Një Sarajevë është shfaqur një instalacion në formë të varrezës masive sipas hartës së Republikës Serbe.
Me këtë boshnjakët kanë dashur të tregojnë se si është krijuar Republika Serbe e Bosnjës, pra mbi varreza masive të boshnjakëve, transmeton lajmi.net.
Ky instalacion është realizuar në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
Kjo vepër arti tregon hartën e RS-së e krijuar si varr masiv me eshtra, mbetje mortore dhe gjësende.
Po ashtu është vendosur edhe një tabelë ku shkruan “Mirësevini në Republikën Serbe”. /Lajmi.net/
.