27,11,2024

Nuland: Institucionet e Kosovës t’i zgjedhin problemet për pastrimin e sistemit te drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Must Read

“Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, në një intervistë për RTK-në.

Ajo ka potencuar se “Kosovës i duhet një kuvend funksional, ku politikanët debatojnë për të gjetur zgjidhje të çështjeve, e jo që të hedhin gaz lotsjellës ose të bojkotojnë e të bëjnë gjëra të tilla”.

Sipas saj, debati për Demarkacionin në Kuvend është relativisht artificial dhe problemi është i sajuar.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen me Malin e Zi, sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën”, potencoi Nuland, duke shtuar se SHBA-të kanë njëzet vjet që investojnë në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Përmes këtij adresimi në RTK, ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i adresojnë problemet të cilat populli i Kosovës pret që të zgjidhen, si: pastrimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img