Portugalia e ka shkruar historinë duke e fituar Evropianin e parë ndonjëherë. Ronaldo me shokë e mposhtën në finale Francën me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Eder, të shënuar në minutën e 109-të të ndeshjes.
Portugalia e nisi në mënyrën më të keqe ndeshjen, pasi Cristiano Ronaldo u lëndua në minutat e para të ndeshjes, duke lëshuar më pas fushën e lojës.
Ky lëndim i portugezit zbeu shpresat e gjithë tifozëve anembanë botës, por jo edhe lojtarëve në fushë dhe trajnerit Santos që bënë një paraqitje të mrekullueshme edhe pa lojtarin tre herë më të mirë në botë.