27,11,2024

Investimet selektive në Maqedoni

Must Read

Injorim total, mungesë trajtimi për investime dhe anashkalimi i plotë është pasqyra e rajoneve shqiptare në Maqedoninë Veriperëndimore, të cilat ndjehen të lëna pas dore, edhe pse ato ishin përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e vitit 2001.

Janë disa fshatra dhe vendbanime në rajonin e Likovës që nuk janë të përfillura për 15 vite nga qeveritë e këtij vendi, dhe kjo situatë është tejet alarmuese, duke shfaqur doza se si zyrtarët më të lartë të shtetit nuk përkujdesen për qytetarët e tyre njëlloj.

Në vizitë të fshatrave të Tetovës në Malësi, nuk ka asgjë konkrete, që nga periudha kur përfundoi edhe konflikti i vitit 2001.

Ekipi i agjencisë së lajmeve INA që vizitoi ato ka nxjerrur fakte për anashkalimin total të këtyre rajoneve, duke qenë si botëra të tjera.

“Ndoshta edhe shteti nuk ka dashur të investojë atje duke u kthyer tek mospërfillja që kalon në heshtje që kushedi ndoshta në shenjë hakmarrjeje, nuk përfilli asgjë më për këta njerëz dhe vendbanime”, thekson një banor i Malësisë së Tetovës.

Shifra të larta të papunësisë, mungesë uji, kanalizimi, infrastruktura rrugore në margjina dhe e lënë pas dore janë disa nga pamjet që rezultojnë në çdo vendbanim rural shqiptar, sidomos ato që u përfshinë në konfiktin e 2001.

Marrëveshja e Ohrit, në aneksin e fundit të saj ku përcaktohen masat për rikthimin e mirëbesimit, përmendet edhe çështja e investimeve në zonat e kapluara në vitin 2001 dhe fatkeqësisht kjo pjesë e Marrëveshjes Kornizë ka mbetur aty ku është pra në letër, për shkak se në praktikë ka fare pak investime kapitale dhe infrastrukturore në këto zona të kapluara në konfliktin e kaluar.

Aspekti tjetër i pushtetit dhe konkretisht VMRO-DPMNE-së që përbën pushtetin shquhet për nga qasja tejet negative ndaj këtyre zonave dhe ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe kjo argumentohet me faktin se me marrëveshjen e majit me të cilën BDI-ja hyri në Qeveri në vitin 2008 njëra prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje ishte edhe miratimi i ligjit për statusin juridik dhe ligjorë të ish ushtarëve.

I gjithë opinioni shqiptarë në Maqedoni e din se asgjë nuk u bë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes mes VMRO-së dhe BDI-së për sa i përketë këtij ligji, derisa ka vazhduar hakmarrja e fshehtë ndaj ushtarëve të lirisë.

Qeveria aktuale po arrin qëllimin e vet duke investuar në Maqedoninë Lindore.Asaj fare nuk i intereson për investimet në zonat shqiptare duke përfshirë edhe ato të konfliktit.

Kryeministri Gruevski po krijon “Luginën e Silikonëve” që dikur ishte në SHBA, ku njëra pjesë të jetë shumë e zhvilluar, ndërsa tjetra askund.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img