25,11,2024

Deputetja e Vetëvendosjes ia përmend Kryeministrit 70 dosje, ia kërkon dorëheqjen

Must Read

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i ka reaguar Isa Mustafës, i cili tha se në Prishtinë Shpend Ahmeti s’ka bërë pothuajse asgjë përvec se është marrë me punë që nuk i takojnë.

Ky konstatim i Kryetarit të LDK’së i ka penguar Albulena Haxhiut e cila ka thënë se Isa Mustafa e ka shkatërruar Prishtinën. Ia ka përmendur edhe 70 dosjes që Shpend Ahmeti ia ka dërguar në Prokurori.

Lexojeni të plotë reagimin:

Nuk po e di se si po ka fytyrë Isa Mustafa me fol ende për Prishtinën?!

Ky që për vite radhazi, e ka degraduar Prishtinën dhe bashkë me klikën e tij kanë vjedhur në kurriz të qytetarëve të Prishtinës.

Ky që i ka mbi 70 dosje në sirtarët e prokurorisë!

Ky që prej se është kryeministër, e ka forcuar pushtetin e Serbisë në Kosovë!

Ky që po bën çmos me i’a falë Malit të Zi mbi 8200 hektarë!

Ky që i shkeli 23 nene të Kushtetutës, për të bosnjëzuar Kosovën!

Ky që themeloi Gjykatën Speciale për ta gjykuar luftën e drejtë të UÇK-së!

Më e pakta që do të duhej të bënte është dorëheqja!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img