Nëna e Xheneta Gashit, 3-vjeçares e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në Prizren, tani më është bërë me kulm mbi kokë.
Lirie Gashi, e cila e humbi vajzën e saj nga rrëzimi i shtëpisë së vjetër në lagjen historike të Prizrenit, dhe e cila asnjëherë nuk mori ndihmë nga Komuna e Prizrenit, sot falë ndihmës së shumë njerëzve vullnet mirë, po ashtu me një ndihmë të madhe nga ana e këngëtarit Labinot Tahiri, është bërë me shtëpi.
Ja postimi i plotë i Labinot Tahirit:
NANA IME FALEMINDERIT ZOTIT DHE TY QË MË SJELLËT NË KËTË KOHË, KUR UNË PO E JAP GJITHË ENERGJINE DHE GADISHMERINE PËR KËTË VEND -LABI✊
Lirie o nënë e mërzitur dhe e dashur, paratë ti mblodha sëbashku me vllezrit dhe motrat tona.
Jam i lumtur o nënë me vuajtje të mdhaja, sado pak të jesh e lumtur se tani do e kesh një kulum mbi kokë pêr djalin e vetëm që të la Zoti.
Xheneta mos u harroftë kurrë, por vazhdo jetën e bëhu e fuqishme dhe knaqu me shoqe e me familjen atje ne SUHAREKË.
E kuptove se mbi të gjitha është Zoti që të jep forcë dhe rrugëzgjidhje.
Faleminderit o popull i dashur✊
Ja arrita edhe kësaj radhe menxi qe tri javë duke lobuar.
Iniciator për këtë ishte Kushtrim Sadiku i Klan Kosovës, a’i më kërkoi që ta marr rastin dhe tani e kuptoj se dhe a’i është i lumtur që u mblodh paratë dhe të gjithe jemi të gëzuar.
Pas këtij aksioni, do të vazhdoj për ARBEN BYTYQIN USHTARË I UÇK-s dhe Polic në Shtetin e Kosovës banorë nga Drenica martire.
Vuan nga tumori në këmbë.
Shpresoj se me shokët e tij te luftes dhe kolegë do të i’a mbledh 10.000 euro.
Nga parat e mia pasneser do i hedhi 500 euro qe ta filloj aksionin.
ZOTI ka për të gjithë vetëm atëherë kur ne mendojmë për të gjithë✊
LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVE E SHQIPËRISE.