09,02,2026

Kryetarit paralel të Podujevës i caktohet masa e ndalimit

Must Read

Autoritetet kosovare i kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, Obren Angjelkoviqit, kryetarit të komunës paralele serbe të Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Serbe për Kosovën, duke e cilësuar ndalimin në pikën kufitare të Merdarës si tentim të autoriteteve të Prishtinës për ngritjen e tensioneve.

Lajmin se një person i nacionalitetit serb është arrestuar në Merdare ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar një mashkull serb pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme që dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img