24,11,2024

Spitalet private nuk ua kryenin pacientëve të vdekur autopsinë

Must Read

Vetëm shtatë rasteve të vdekjeve në dy spitalet private të zemrës u është bërë autopsia për gati tre vjet.

Deri në vitin 2013, spitalet kanë qenë të obliguara me ligj të kryenin autopsinë, shkruan sot Koha Ditore. Në Prokurori zyrtarët e Spitalit IMH kanë thënë se nuk e kanë kryer autopsinë e të vdekurve, pasi që nuk e kanë ditur se për një gjë të tillë i obligon ligji.

Disa nga gjetjet e autopsive të kryera nga hetuesia janë përdorur për të ngritur aktakuzë kundër mjekëve të spitalit IMH dhe atij EDA për trajtim të pandërgjegjshëm profesional.

Përderisa të vdekurve në këto spitale nuk u është bërë obduksioni, për disa nga këta persona është lëshuar dokumentacioni për rimbursimin e parave disa javë pas vdekjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img