22,12,2024

Lazarati i rikthehet kultivimit të kanabisit

Must Read
Lazaraat

Së fundi, kultivimi është kthyer edhe në Lazarat. Policia raportoi se kishte asgjësuar 107 rrënjë kanabis dhe se kishte arrestuar si kultivues shtetasin Lenard Basha, 40 vjeç, banues në këtë fshat. 107 bimët, që kërkojnë një sipërfaqe të konsiderueshme për kultivim, policia thotë se Basha i kishte mbjellë në oborrin e tij.

Në raport me sasinë e marijuanës që prodhonte ky fshat deri në vitin 2013, numri bimëve të sekuestruara është tërësisht i papërfillshëm. Por rasti tregon, që edhe në këtë zonë, që u bë shembull i luftës së qeverisë Rama kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia ka dështuar.

Zona është mbajtur e pastër vetëm për vitin 2015, përiudhë në të cilën nuk u raportua ndonjë rast kultivimi. Rikthimi i mbjelljes së kanabisit në Lazarat është vetëm tregues simbolik e asaj se çfarë po ndodh në të gjithë territorin e vendit.

Policia raporton shkatërrim plantacionesh me dhjetëra mijëra bimë në Tepelenë, Memaliaj, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Këlcyrë, Skrapar, Përmet, Fier, Kavajë, Kurbin, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Shkodër, Dibër, Mat, Bulqizë, Elbasan, Korçë etj, shkruan lapsi.al.

Harta e zonave që po kultivojnë kanabis është zgjeruar. Referuar të dhënave të policisë italiane, që ka ndihmuar në monitorimin e territorit me operacione nga ajri, gazeta Corriere Della Sera shkruante në fillim të qershorit të këtij viti se plantacionet e drogës në Shqipëri janë dyfishuar dhe se biznesi kriminal po qarkullon miliarda euro duke prodhuar më shumë se 1 mijë ton drogë në vit.

Edhe Corriere Della Sera vinte në dukje faktin se pas rënies së Lazaratit, kultivimi është shtrirë në zona të tjera, duke përfshirë gjithë vendin. Shifrat e raportuara prej saj flasin dukshëm për rritjen numrit të plantacioneve.

“Numrat ishin në rritje gjatë vitit të kaluar, 815 plantacione me 165 mijë bimë kanabis ishin identifikuar. Ndërkohë në vitin 2013 ishin zbuluar 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabis”.

Policia po i raporton rastet e asgjësimit të bimëve narkotike si sukses të saj në luftën kundër drogës. Por a nuk është detyrë e saj edhe parandalimi i kultivimit? Shifrat e policisë janë provë se në këtë aspekt policia ka dështuar. Krahas mijëra bimëve të shkulura, mijëra ton marijuanë përfundojnë në treg, një tjetër tregues për dështimin e policisë. Vetëm këtë vit janë kapur me qindra kilogram marijuanë nga policitë e vendeve fqinje, kryesisht në Itali e Greqi.

Rënia e Lazaratit i dha një “bonus” qeverisë Rama në BE. Operacioni policor u pasua me dhënien e statusit. Disa persona u arrestuan si kultivues dhe janë dënuar nga gjykatat, por krerët e bandave që urdhëronin kultivimin dhe siguronin trafikun janë të lirë.

Opozita thotë se kanabisi po kultivohet në një bashkëpunim të ngushtë të krimit me drejtues të policisë, të emëruar posaçërisht në zonat ku po konstatohet një shtim i plantacioneve të mbjellë me kanabis.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img