Pas miratimit të propizimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian edhe zëvendës ministri për Integrime Evropiane,Ramadan Ilazi e ka cilësuar si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Lëvizja e lirë pa viza në shtetet e zonës Schengen këtë vit është një mundësi reale, në përputhje edhe me zotimin tonë publik,ka thënë Ilazi.
“Një lajm i mirë sot nga Parlamenti Evropian ku Komisioni për Politikë të Jashtme ka miratuar rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të procesit vendimmarrës të liberalizimit të vizave. Hapi i radhës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit në Komisionin për Drejtësi të Parlamentit Evropian para se të votohet në seance Plenare ku shënohet edhe përfundimi i procedurave në Parlamentin Evropian dhe hapet rruga për vendimin final për liberalizim të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi. Mbi bazën e progresit që ne do të bëjmë për përmbushjen e kushteve të mbetura për Kosovën, lëvizja e lirë pa viza në shtetet e zonës Schengen këtë vit është një mundësi reale, në përputhje edhe me zotimin tonë publik.’ ka thënë Ilazi