I plagosuri është 55-vjeçari Mark Lleshi ndërsa autori një 21-vjeçar i arrestuar një ditë më pas i identifikuar si Alberto Markaj.
Në një intervistë për “GSh” i plagosuri thotë se në momentin e ngjarjes ndodhej së bashku me tre familjarë të tij duke punuar tokën, kur i riu i ka shkuar me 5 persona të tjerë duke i kërkuar të largohet.
“Në fillim filloi të më kërcënonte me fjalë, më pas nxori pistoletën dhe qëlloi mbi mua. Konflikti ka nisur rreth 2 muaj më parë. Bëhet fjalë për një gardh që unë kam bërë te toka ime dhe është afër me kanalin që ndan rrugën. Familja tjetër jeton disa metra larg shtëpisë sime, në krahun tjetër të rrugës. Jemi fqinj. Biem edhe rreth miqësie me ta” – ka treguar Lleshi.
.