21,12,2024

Nëna e 13-vjeçares së zhdukur: Dyshoj se iku me një çoban

Must Read
Nëna e 13-vjeçares së zhdukur

Floresha  Qorri nëna e 13-vjeçares  nga Sarandë, e zhdukur prej 4 ditësh përmes “Ora News” i bën apel institucioneve shtetërore që të bëjnë të mundur gjetjen e të miturës. Sipas 43 vjeçares dyshimet janë që adoleshentja mund të jetë larguar me një bari 33 vjeçar nga Gramshi dhe bashkë mund të jenë larguar drejt Greqisë.

“Dyshoj për tek ky çobani, te Gentjan Zogu dhe me mijë për qind. Me çmë ka thënë policia këtë person nuk po e gjejnë. Është në kërkim por nuk e kanë gjetur”.

Nëna e të miturës rrëfen se prej largimit, nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me 13 vjecaren.

“Nuk kam asnjë kontakt. Më thanë shkuam dhe në Gramsh pyetëm babain. Më thotë babai që ka 15 ditë që djali ka hyrë në Greqi, por nuk është e vërtetë. Unë do ta kërkoj deri në Hagë, deri ku të arrij, derisa të marr vesh për shëndetin e vajzës, asgjë tjetër”.

Familja e vajzës zë zhdukur prej 2 korrikut, banorë në lagjen nr.4 të Sarandës, ka bërë kallëzim në polici prej momentit të largimit të minorenes nga banesa.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img