24,11,2024

Fajon: Ratifikimi i demarkacionit para pushimeve të verës, ndryshe humbet shansi

Must Read

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.

Ajo tha se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, që do të mundësonte hapjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Fajon, që mori vendimin për shtyrjen e votimit në komitetin LIBE deri më 5 shtator, në vend të 12 Korrikut, siç ishte paraparë, tha se përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme evropiane janë të qartë se “pa përmbushjen e kushtit për demarkacion nuk mund të arrihet shumica e votave në Parlamentin Evropian”.

Raportuesja e PE-së për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, në vendimin e saj për shtyrje të votimit në Komisionin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, tha se “është e detyruar ta bëjë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në përmbushjen e kriterit të fundit”.

Fajon u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të përmbushin kushtet, përmes ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së demarkacionit, “përpara pushimeve të verës”.

“Nëse duam që të kemi një zë të fuqishëm dhe një porosi të fortë në Parlamentin Evropian, atëherë duhet të ratifikohet kjo marrëveshje. Kam pyetur Komisionin dhe të gjitha institucionet e tjera për kushtet që i janë vënë Kosovës. Ju e dini se jam ithtare e liberalizimit, por fakti dhe realiteti janë se këto vende dhe Komisioni po kërkojnë përmbushjen e këtij kriteri, dhe vetëm kështu mundësohet liberalizimi. Nëse Kuvendi këtë e bën pas pushimeve të verës në Kosovë, kjo do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë këtë çështje. Nuk dua që kjo të ndodh dhe nuk dua që të humbim kohë”, tha Fajon.

Ajo tha se të gjitha proceset e liberalizimit të vizave kanë kaluar nëpër një rrugë të vështirë dhe se zyrtarët evropianë dhe përfaqësuesit e qeverive të vendosur se “pa përmbushjen e këtij kushti është e pamundur që të merret liberalizimi i vizave”.

“Shpresa ime më e madhe tani është që Kuvendi I Kosovës ta kryej këtë sa më shpejtë dhe unë do të bëjë çdo gjë të mundur që të bëhet votimi në Parlamentin Evropian në shtator”, tha Fajon.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e arritur vitin e kaluar, nuk është futur në rend dite në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, për shkak të kundërshtimeve të fuqishme të opozitës që përdori edhe gazin lotsjellës për të pamundësuar këtë gjë.

Opozita ka theksuar se me marrëveshjen Kosova humb një pjesë të territorit të saj. Qeveria ndërkaq ende nuk e ka vendosur nëse do të procedojë marrëveshjen në Kuvend, përkundër kundërshtimeve të forta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img