14,09,2025

Shpik mbytjet në ujë për të refuzuar martesën në Shqipëri

Must Read

Gjatë një zhytje amatoriale, më datën 14 mars në thellësi të ujërave në komunën Punto Ala në provincën e Grosetos, shqiptari Xhevahir Gjuta, ka vendosur të zhdukë gjurmët e tij për të evituar një martesë të kombinuar nga familja që do të celebrohej më 15 prill.

Shqiptari ka preferuar të shtiret se është mbytur gjatë zhytjes, pasi nuk e dëshironte këtë martesë në Shqipëri.

Për 4 muaj rresht kanë rezultuar pa sukses kërkimet për gjetjen e trupit të shqiptarit në ujërat e Punto Alas e familjarët e të afërmit e tij ishin tashmë të bindur për vdekjen e Xhevahirit.

Një ditë më parë, Gjuta është prezantuar spontanisht në një komisariat policie në rajonin e Toskanës duke treguar të vërtetën e tij.

Shqiptari ka rrëfyer se pasi është shtirur si i mbytur duke braktisur makinën e veshjet e tij në vendin ku do të kryente zhytjen, është larguar pa dokumente në qytetin e Milanos, ku ka jetuar për 4 muaj rresht me qëllimin e nisjes së një jete të re.

Pa dokumente, pa kartë krediti, pa telefon, pa para,  jeta e tij e re ishte e pamundur, gjë që e ka detyruar të prezantohet në komisariatin e policisë e të rrëfejë mes lotësh gjithçka.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img