26,11,2024

Rrëfimi i Edi Ramës për fëmijërinë e tij: Pikturimin e fillova në banjo

Must Read

“Këtu ‘qenve’ mund t’u them pa zbukuruar asnjë presje se im atë zotëronte artin e të qenit një baba tolerant si rrallëkush, përballë fëmijës, adoleshentit rebel apo djalit të rritur e më pas, të bërë burrë po se po. Nëse shpirti im nuk u ndrydh dhe unë u bëra një njeri i lirë në mendimet e zgjedhjet e mia, kjo është në radhën e parë meritë e tij”, thotë Rama.

Kryeministri shprehet se pikturën e ka nisur në banjën e shtëpisë.

“Po, po, nuk ishte aspak shaka, nuk kishte vend tjetër në shtëpi, në kuzhinë apo dhoma, ishte e pamundur. Kuzhina, përveçse e vogël, ishte gjithnjë e ‘populluar’ nga gjyshja dhe mamaja, ndërkohë që në dhoma, as që bëhej fjalë të hapje bojërat e vajit”.

Vizatimet e tij tashmë nuk janë vetëm në letër, por po kthehen në motive tekstili dhe qeramike, madje janë transformuar në skulptura me ngjyra.

Më poshtë një koleksion i punimeve të Ramës, i ekspozuar në galerinë e njohur “Alfonso Artiaco” në Napoli.

“Aty ku ekspozohen punimet e mia, nuk hyn ‘miku’ e as bëhen favore për hatër të pushtetit të dikujt në vendin e tij. Janë galeri me emër, superprofesionale, që nuk mund t’i çelin dyert e ndezin dritat për çoka. Sigurisht, fabula e një kryeministri që krijon në zyrën e tij është shumë e veçantë dhe ka rolin e vet, por është pjesë e së tërës”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img