30,11,2024

Deputeti socialist: Turqit vazhdojnë të jenë armiqtë tanë (Video)

Must Read

Deputeti socialist, Eduard Ndocaj ka zgjedhur të reagojë për deklaratën e fortë që bëri një historian turk që poshtëroi figurën e heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke shkuar në të njëjtin vend nga ku Talha Uğurluel bëri deklaratat, në varrin e Skënderbeut që ndodhet në Lezhë.

Historiani turk përballë vizitorëve të së njëjtës shtetësi e quajti Skënderbeun tradhtar, dhe që në fakt sipas tij nuk ka vrarë ushtarë turq, por njerëz të pafajshëm. Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, deputeti i Lezhës ka zbuluar një arsye të mundshme sipas tij, se nga e ka gjetur këtë guxim historiani turk. Sipas tij, veprimi i pabesë i Ministrisë së Kulturës, siç ai e quan, duke vendosur në Kështjellën e Lezhës pllakën e Sulltan Sulejmanit, bëri që historiani turk tëpërfitojë nga kjo. “Arkmiku e ka pasur më të lehtë të integrohet dhe të bëjë gjeste të tilla”, shprehet Ndocaj në video-mesazhin e tij para varrit të Skënderbeut.

Por deputeti nuk lë pas edhe disa gafa të forta. Ndër rreshta ai shprehet se Skënderbeu ishte heroi i dhunës. Ndërsa në një tjetër fjali të tijën, i quan turqit ende armiq të shqiptarëve.

“Turqit s’kanë qenë kurrë miqtë dhe vëllezërit tanë. Kanë qenë gjithmonë armiqtë e kombit shqiptar dhe vazhdojnë të jenë armiq”, thotë Ndocaj.

Duke thënë se gjesti i historianit turk para varrit të Skënderbeut na turpëron të gjithëve si komb, deputeti Ndocaj e mbyll video-mesazhin e tij me një kërcënim ndaj historianit Talha Uğurluel.

“Ky Djall i zi në këtë vend të shenjtë, do t’i bëjë llogaritë me gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, se s’mund të përdhosë heroin tonë”

“Ambasada turke duhet të mbaj qëndrim dhe të distancohet nga këto provokime të patolerueshme që dhunojnë historinë tonë kombëtare dhe ndjenjat tona të qenit shqiptar e autokton!”, thuhet në shkrimin që shoqëron videon e postuar në faqen zyrtare të deputeti Ndocaj në rrjetin social Facebbook.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img