Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, e kanë vizituar sot krerët më të lartë të vendit, duke e uruar ditën e parë të Bajramit të Madh.
I pari që erdhi për urime tek myftiu Tërnava ishte ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me bashkëpunëtorët.
Ipeshkvi i Kosovës, ka uruar besimtarët myslimanë duke thënë se ne në të vërtete festojmë Bajram e Pashkë, por edhe shqiptarësinë e vëllazërinë e kemi të përbashkët siç ka thënë Fishta.
Tërnavën dhe ekipin e tij e vizituan edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kreu i AAK-së, Ramush Hardainaj , i pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.
Thaçi urojë që gjithë besimtarët në Kosovë dhe jashtë, për këtë festë të paqes, për këtë festë të njerëzve që i bashkon .
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, duke ua uruar gjithë besimtareve Fitër Bajramin, ai ka dëshiruar që të ketë më pak varfëri.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët mysliman, me porosinë që festat e ardhshme t’i gjejnë shqiptarët më të bashkuar.
E lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limja, ka uruar myftiun Tërnava dhe qytetarët e besimit Islam.
Myftiu Tërnava, me bashkëpunëtorë nga ora 9:00 e mëngjesit ka hapur dyert e Bashkësie Islame për të pritur mysafirë të cilët kanë ardhur për të uruar Bajramin e Madh.