27,11,2024

Këtu prodhoheshin fanella false të Shqipërisë

Must Read

Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cila furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Xhenoas, e cila mbikëqyri aksionin, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graziano Pelle, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit, shkruan albinfo.ch.

Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë. Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë të cilët administronin këtë fabrikë.

 

The post Këtu prodhoheshin fanella false të Shqipërisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img