Por, kjo nuk ndodh edhe me prindin e katërvjeçarit Almir Aliu. Tashmë kur vetëm dy ditë na ndajnë nga kjo festë, tek familja Aliu nuk vërehen përgatitjet e zakonshme që bëhen tek familjet tona. Në vend që të shijojnë ëmbëlsinëe bakllavasë, ata shijojnë shijen e hidhur të humbjes së djalit të tyre. Prindi i Almir Aliut, Sedat Aliu, mes fjalëve të pakta që mund të fliste, shprehu falënderimin për të gjithë ata që e mbështetën atë dhe familjen e tij në momentet më të vështira që kishin përjetuar, raporton TV Shenja.
“Pik së pari, ju faleminderit të gjithë shqiptarëve që kanë qenë dje masovikisht në vorrime, ju faleminderit krejtve. Edhe tash për momentin kemi përkrahjen e gjithë familjes, shokëve, dashamirëve, janë t’u ardhë në vizitë. Nuk si ta përshkruaj, po Zoti ka dashtë kështu, dhe ashtu edhe u ba!”, tha Sedat Aliu, babai i katërvjeçarit Almir Aliu.
Sedat Aliu thotë se kjo ishte një vrasje e qëllimshme, andaj pret që Boban Iliç të merr dënimin maksimal.
“Ne presim prej organeve, institucioneve të shtetit, krimineli të merr dënimin e meritum, maksimalisht”, thekson prindi i Almirit, Sedat Aliu.
Mijëra qytetarë përcollën dje në banesën e fundit Almirin e vogël, në varrezat e qytetit në Kumanovë. Sot, miqtë, dashamirë e bashkëqytetarë trokitën në derën e familjes Aliu, në ditën e parë të pritjes, për të ndarë dhimbjen së bashku dhe për tu shprehur ngushëllime për humbjen e pakompensueshme.
The post Flet babai i Almirit: Presim që vrasësi i djalit tim, të marrë dënimin maksimal (Video) appeared first on Lajminet.