28,11,2024

MPB demanton Ipekshvin: Kosova s’është e rrezikuar nga sulmet terroriste

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë për Gazetën Express se Kosova nuk mund të jetë bazë e sulmeve terroriste siç kanë ndodhur në Stamboll, Bangladesh e Paris.

Këtë komente Mustafa i ka bërë pas deklaratës së Kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se shumë shpejt Prishtina, Tirana e Shkupi mund të goditen nga sulmet e ngjashme terroriste siç ndodhën ditë më parë në Stamboll.

“Statistikat me të cilat disponon policia e Kosovës, AKI’ja dhe partnerët ndërkombëtarë flasin se Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë një bazë e sulmeve të tilla terroriste”, ka thënë Mustafa, për Express, të dielën.

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka treguar se për tetë muaj s’ka asnjë informacion se ndonjë kosovar ka shkuar në luftërat e Sirisë e Irakut.

“Për arsye se falë punës së madhe të institucioneve qytetarët kanë arritur ta kuptojnë rrezikun që sjell terrorizmi dhe se Republika e Kosovës me kohë të caktuar që të jetë aleate e kampit ndërkombëtar kundër terrorizimit.  Por, fakti që mbi tetë muaj nuk ka informacione për shkuarje të reja të qytetarëve kosovarë në Siri e Irak është dëshmia më e mirë e orientimit properëndimor dhe proamerikan të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img