22,04,2025

Aksident trafiku në Podujevë, vdes një person

Must Read

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një kombi, një Golf dhe një Passat.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e ngasësit të komb-it, i dyshuari mashkull. Si pasojë e aksidentit katër persona një femër dhe tre meshkuj kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ku njëri prej tyre, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img