22,12,2024

Inteligjenca gjermane (BND): Në Evropë hynë si refugjatë 17 terroristë

Must Read

“Ka të dhëna të besueshme se 17 persona arritën (në Evropë) me udhëzimet e shtetit islamik ISIS”, ka thënë në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BND).

Shërbimet gjermane të inteligjencës kanë informacion në lidhje me 17 anëtarë të organizatës terroriste të Shtetit Islamik ISIS, të cilët kanë hyrë në Evropë si refugjatë, por shumica e tyre janë likuiduar ose arrestuar, tha kreu i kundërinteligjencës, Hans-Georg Maas.

“Ka të dhëna të besueshme se 17 persona arritën (në Evropë) me udhëzimet e shtetit islamik ISIS”, ka thënë në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BND).

Maas ka specifikuar se “shumica e tyre janë vrarë ose janë në burg.” Dy prej tyre janë likuiduar gjatë sulmeve terroriste të 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris.

Inteligjenca gjermane gjithashtu beson se Shtetit Islamik ISIS do t`i duhet të përdorë rrugët e zakonshme migrimit në Evropë që përdorin refugjatët, por se në këtë rast “kjo është një demonstrim i mundësisë.”

Gjermania në vitin 2015 ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë dhe azilkërkues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img