26,11,2024

“Luboteni” udhëton për në Izrael

Must Read

Dje në Varna të Bullgarisë, u tërhoq shorti i CEV Challenge Cup 2017, ku do të marrin pjesë 2 ekipe kosovare; Luboteni (meshkujt) dhe Skenderaj (femrat).

Luboteni që sivjet debuton në Challenge Cup, do fillojë garat nga 1/16 e finales, ku ndeshet me izraelitët e Maccabi Tel-Aviv. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Tel Aviv, ndërsa ajo kthyese në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kurse ekipi nga Skenderaji, që për herë të dytën herë rresht merr pjesë në këtë garë, ashtu si Luboteni fillon garat nga 1/16 e finales, ku ndeshet me Vasas Óbuda nga Budapesti i Hungarisë. Në ndeshjen e parë Skenderaj do luaj si vendase.

Tek meshkujt ndeshjet e para zhvillohen më 6-8 dhjetor 2016, kurse kthyeset më 20-22 dhjetor. Ndërsa te femrat ato të parat më 13-15 dhjetor 2016 dhe ato të kthimit më 10-12 janar 2017.

Të rikujtojmë se ky është viti i dytë ku skuadrat kosovare marrin pjesë në këtë kompeticion i cili është i treti për nga rëndësia në Evropë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img