Ishte Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili ka sqaruar se një person u veshur me jelek më ngjyre portokalli ka prerë derën, dhe më pas ka hyrë në brendësi të saj një makinë.
“Në orën 14:23 një person i veshur me jelek dhe ngjyrë portokalli ka kapërcyer gardhin e pistës në zonën ku furnizohen avionët. Ky person ka hapur derën dhe brenda makinës është futur një Benz ngjyrë vishje.
Personat që ndodheshin në mjet kanë grabitur paratë që ndodheshin në mjetin e blinduar.
Në orën 14:33, 10 minuta pas thyerje së sigurisë së aeroportit është njoftuar policia nga ana e aeroportit.
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të autorëve, nga RENEA, FNSH-ja, Policia e Krujës, etj. Është ngritur në fluturim edhe një helikopter i policisë për të krehur zonën.
Persona të maskuar dhe me kallashnikov, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë prej më pak se 1 milionë euro. Autorët nuk kanë qëlluar në ajër.
Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm pas njoftimit të marrë, rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pas grabitjes”, tha Hodaj.
Policia njoftuar se autorët kanë ikur në drejtim të rrugës Rinas-Fushë Krujë dhe po punohet për identifikimin e tyre.
The post Ja si ndodhi vjedhja e milionave në Rinas appeared first on Lajminet.