Vazhdimisht pyetet se kur do të realizojë një vizitë në ndonjërën nga komunat e veriut.
E kryeministri Mustafa, vazhdimisht është përgjigjur se do ta realizoj një të tillë, por pa dhënë ndonjë herë një datë, raporton KTV.
Gjatë një vizite në komunën e Kamenicës në muajin prill, Mustafa, kishte përmendur se një vizitë të tillë synon ta bëjë muajin e ardhshëm, për majin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Vetëm tentativë kishte mbetur synimi i një ministrit, atij të Financave, Avdullah Hoti, për të qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë.
Atij, më 18 nëntor të vitit të kaluar iu ishte pamundësuar kalimi përmes Zveçanit nga një grup personash, që u tha se protestonin.
Pengesa të tilla thotë të mos ketë pasur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që ka qëndruar në veri 3 herë në katër muajt e fundit, me angazhime zyrtare.
Vizitë në veri nga ky kabinet qeveritar kanë realizuar ministri Arban Abrashi dhe zëvendësministrat, Nehat Mustafa e Bajram Gecaj.
Megjithatë, sipas Glauk Konjfucës, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të treguar se ato tri komuna janë pjesë e Republikës së Kosovës.
KTV-ja ka kërkuar një përgjigje nga zyra për informim e kryeministrisë lidhur me vizitën e mundshme dhe arsyet se pse nuk bëhet një gjë e tillë, por nuk ka marrë përgjigje.