22,11,2024

Gjermanët rrisin pagat

Must Read

Paga minimale në Gjermani vitin e ardhshëm do të rritet për katër për qind në 8.84 euro për orë.

Kreu i komisionit të pavarur të punëdhënësve dhe punëtorëve, Jan Zelius tha se rritja është në përputhje me marrëveshjet e kohëve të fundit mbi rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, raporton agjencia DPA, përcjell albinfo.ch.

Tarifa minimale për orë është 8.5 euro nga 1 janar 2015, kur ajo u prezantua dhe ndryshon çdo vit.

Sindikatat dhe punëtorët në industrinë e fuqishme gjermane metalurgjike kanë rënë dakord në maj për të rritur të ardhurat me 4.8 për qind, e cila hapi derën për negociata për paga dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë gjermane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img