30,12,2024

Kosova për herë të parë do të do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike

Must Read

Pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Kosova ka fituar të drejtën sikurse të gjitha shtetet e botës që më stemë dhe flamur të garojë në Lojërat Olimpike të Rios që fillojnë me 5 gusht.

Në paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike, Kosova do të garojë me shtatë sportistë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse federatat e caktuara ende nuk kanë dorëzuar emrat e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Rio, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka zbuluar për Indeksonline se si pritet të duket ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike.

Do të jenë shtatë sportistë që do të përfaqësojnë Kosovën në Rio, dhe vetëm Majlinda Kelmendi me Nora Gjakovën kanë fituar normë olimpike.

Pesë garuesit e tjerë janë të ftuar.

Lista e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike:

1. Majlinda Kelmendi xhudo 52 kg me normë olimpike

2. Nora Gjakova, xhudo 57 kg me normë olimpike.

3. Urata Rama, Shenjëtari, 10m pushkë ajrore (E ftuar nga Komisioni trepalësh)

4. Musa Sadiku, atletikë, 800 m (Ftesë për univerzalitet)

5 Vijona Kryeziu, atletikë, 400m (Ftesë per univerzalitet)

6. Lum Zhaveli, not (ftesë nga FINA peë univerzalitet)

7. Rita Zeqiri, not (ftesë për univerzalitet)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img