Një australian rreth të tridhjetave ka shkuar të tërheqë para nga banka dhe ka gjetur në llogarinë e tij një shifër të pabesueshme. Metju Piers kishte në llogari 123 milionë dollarë australianë më shumë sesa gjendja e mëparshme.
Duke e kuptuar menjëherë se banka kishte bërë një gabim, ai e ka denoncuar këtë fakt. Pasi është korrigjuar gabimi, banka ka nisur verifikimet lidhur me përgjegjësit.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, por 30-vjeçari ka vendosur ta tregojë historinë për mediat, pasi u publikua historia e ngjashme e një vajze nga Malajzia, të cilës iu kalua gabimisht një sasi e madhe parash, që i shpenzoi brenda pak ditësh.