Sipas tij, komuniteti i biznesit në këtë periudhë ka qenë jashtëzakonisht i matur në veprime.
“Sipas thirrjeve që i kemi nga terreni, ishte e qartë se kjo krizë ka ndikuar në uljen e numrit të kontratave të nënshkruara, zvogëlimin e numrit të marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen dhe të investimeve. Duket një lloj rezerve/shqetësimi në pjesën e investimeve” , tha Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.
Edhe nga Organizata e Punëdhënësve vlerësojnë se kriza politike ndikon në vendimin e investitorëve për të zgjeruar biznesin dhe të punësojnë njerëz të rinj.
“Në këtë situatë të paqëndrueshme politike vendimet e tilla lihen për një kohë më të mirë. Ne kemi shembuj te disa partnerëve tanë, që së bashku me furnizuesit e tyre nga jashtë, kanë rënë dakord për blerjen e disa pajisjeve me normë të caktuar të interesit. Tani nëse shkojnë ti nënshkruajnë kontratat, norma e interesit prej 4% iu është rritur në 7%. Këto janë kostot e drejtpërdrejta shtesë për kompanitë për shkak të situatës politike”, deklaroi Angel Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.
Sindikata dhe komuniteti i biznesit u bëjnë thirrje faktorëve politikë që sa më shpejti të gjejnë zgjidhje për krizën, hap që do të kontribuojë në normalizimin e proceseve ekonomike.
The post Kriza politike, pasoja të mëdha në ekonomi appeared first on Lajminet.