22,11,2024

Referendumi i “çmendur”, Britania kurrë nuk do të nis procesin e ndarjes nga BE-ja?!

Must Read
Britania dhe BE-ja

Britania e Madhe ndoshta kurrë nuk do ta nis formalisht procesin e “divorcit” me Bashkimin Evropian, edhe pse me referendum është vendosur që ky vend të largohet nga Unioni i 27 vendeve evropiane.

“Personalisht vlerësoj se ata kurrë nuk do ta njoftojnë Bashkimin Evropian se duan të dalin”, ka thënë një diplomat i lartë i BE-së i cili ka dashur të mbetet anonim, transmeton lajmi.net.

Shteti që del nga BE-ja duhet formalisht që për këtë ta njoftojë Këshillin e Evropës sipas nenit 50-të të Marrëveshjes së Lisbonës të vitit 2007, raporton agjencia AFP.

Diplomati nuk ka saktësuar nëse kjo është pjesë e skenarit që Britania t’i ikë mbajtjes së referendumit të ri, apo thjesht dëshiron të shtyjë procesin që të nxjerrë më shumë nga BE-ja. Sipas tij, kjo mbetet në vendimet e Londrës.

AFP thekson se partnerët e BE-së vlerësojnë se njoftimi zyrtar i Britanisë për largim duhet të bëhet më së largu deri më 25 dhjetor të këtij viti. /Lajmi.net/

The post Referendumi i “çmendur”, Britania kurrë nuk do të nis procesin e ndarjes nga BE-ja?! appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img