26,11,2024

Banda e Lazaratit në gjyq, një vit më parë vranë efektivin e RENEA-s

Must Read
Nga ngjarja ne Lazarat

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, vrasje e mbetur në tentative për shkak të cilësive të veçanta ndaj pesë efektivëve dhe prodhim e armëmbajtje pa leje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i thotë gjykatës se vrasja e efektivit Basha është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në kërkesë për gjykim, Prokuroria nënvizon se njeriu kryesor i grupit të zjarrit është 21 vjeçari Arbjon Aliko, ndërkohë që i vëllai, Alban Aliko, dy vëllezërit Elvis dhe Bajram Boçi dhe Elson Kozma, janë bashkëpunëtorët e tij në këtë episod.

Të pestë, ata ka dyshime se janë vendosur tek grupi prej nga u qëllua për vdekje oficeri Ibrahim Basha e për këtë arsye mbi ta do rëndojë akuza e vrasjes. Gjashtë të pandehurit e tjerë do t’i nënshtrohen gjykimit për vepra pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal armëmbajtje dhe kundërshtim të policisë.

Prokuroria i thotë Gjykatës se shkak i sulmit ishte synimi i të pandehurve për të ndaluar patrullimin e policisë në Lazarat dhe kthimin e fshatit në një zonë ku mbillej hashash.

Prokuroria shpjegon se administron dy dëshmi të të akuzuarve, Xhuliano Malo dhe Klodian Selimi, të cilët kanë rrëfyer planin për të rrëzuar një mur ndarës gjatë natës dhe se si do të sulmohej policia në të zbardhur të 24 qershorit.

Të akuzuarit kryesor aktualisht ndodhen në paraburgim.

The post Banda e Lazaratit në gjyq, një vit më parë vranë efektivin e RENEA-s appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img