24,11,2024

Bushati për BREXIT: Këto janë kohë të vështira

Must Read
Ditmir Bushati

“Raporti që do ketë Mbretëria me tregun e përbashkët europian, ridimensionimi i mundshëm i NATO-s, i cili do të jetë edhe për mënyrën se si do të zbatohen projektet, cikli buxhetor i BE-së që është miratuar, apo pjesëmarrja e vetë BE-së me burime financiare e njerëzore”, thotë Bushati në një intervistë për Top Channel.

Ai e cilëson një lajm të keq rezultatin e referendumit britanik dhe shton se Brexit si fenomen dhe fryma e partive populiste prek vijimin e procesit integrues të Shqipërisë.

“Nuk mund të mohohet fakti që ka pasoja indirekte të shoqëruara me mungesë vëmendjeje dhe përcaktueshmërie të qartë të përfundimit të disa procedurave, të nevojshme për t’u përfunduar me Ballkanin perëndimor”, nënvizon Bushati.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit turk Erdogan se Turqia do të bëjë një referendum për të parë popullaritetin e BE-së në vend, Bushati thotë se kjo nuk është e nevojshme në rastin e Shqipërinë.

“Këto janë kohë të vështira, nevojitet shumë gjakftohtësi dhe mendjemprehtësi për të gjetur rrugën e duhur dhe për të vijuar projektin e riunifikimit të kontinentit tonë”, shton Bushati.

The post Bushati për BREXIT: Këto janë kohë të vështira appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img