25,10,2025

Liderët e BE-së mblidhen urgjentisht, Cameron merr pjesë për herë të fundit

Must Read

Liderët e 27 vendeve që kanë mbetur në BE do të takohen të mërkurën, më 29 qershor, në samitin e parë në këtë përbërje në të cilin do të shqyrtojnë se çfarë duhet të bëjnë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Reuters citon një zyrtar anonim të BE-së i cili ka thënë se kryeministrit britanik, David Cameron do të merr pjesë në ditën e parë të samitit ku do t’i njoftoj 27 vendet e Unionit për rezultatin e referendumit britanik, transmeton lajmi.net.

Kjo agjenci thekson se Cameron më pas do të kthehet në Londër, kurse liderët tjerë evropianë do të vazhdojnë samitin në format të ri dhe do të diskutojnë për hapat që do t’i ndërmarrin pas largimit të Britanisë së Madh nga BE-ja. /Lajmi.net/

 

The post Liderët e BE-së mblidhen urgjentisht, Cameron merr pjesë për herë të fundit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy shoferëve në Ferizaj u pezullohet patentë shoferi për 12 muaj

Ferizaj, 25.10.2025Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të detyrave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img