Autoritet tërheqin vërejtjen se pothuajse të gjitha zjarret shkaktohet nga pakujdesia e njerëzve.
“Meqë njerëzit janë shkaktarët e zjarreve në pyje në të shumtën e rasteve, iu apelojmë qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur dalin në pyll, gjatë aktiviteteve operative në zonat pyjore, ku ka pyll të zhveshur dhe të mbuluar me bar, mos të përdorin materiale ndezëse që mund të shkaktojnë zjarre”, tha Nadica Vëçkova, Qendra për menaxhimin me kriza.
Arsyeja më e zakonshme për shpërthimin e zjarreve në pyje janë djegia e të mbjellave nga ana e fermerëve dhe hedhja e bishtit të cigareve.
Dënimi për zjarrvënie është nga 500 deri në 3000 euro. Vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 154 zjarre në pyje. Autoritetet thonë se e monitorojnë situatën me satelitë për përcaktimin e rrezikut të zjarreve dhe në këtë sistem janë përfshirë të gjitha institucionet që mun d të ndërhyjnë.
The post Maqedonia rrezikohet nga zjarret, shkaku i temperaturave të larta appeared first on Lajminet.