Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetareje, e cila ka shkruar në adresë të tij. Ai ka treguar historinë e familjes Kupa, ku një nënë në këtë familje ka lindur pesënjakë në vitin 2004, por që shteti lëre që nuk e ndihmoi, por as nuk e kurseu me energji elektrike, transmeton lajmi.net
Ky qytetarë tregon se si kjo familje me pesënjakë ka mbetur pa rrymë për shkak të borxhit, e që nuk po mund të bëjnë zgjidhje që një kohë të gjatë.
Shkrimi i plotë i Berishës:
Ky eshte shpirti i te pashpirteve, terrori i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama nuk kursen as nenen e pesnjakeve!
Qytetari dixhital denoncon:
Arrestimin dhe denimin per energjine te nenes qe rrit pesnjake! Per me shume lexoni mesazhin e tij. sb
“Me lejoni tju shpjegoj historine Z.Berisha.
Ne vitin 2004 nje Nene nga Kalaja e Dodes Lindi ne maternitetin e Tiranes 5femije binjake te gjithe djem me shendet te mire .
Ai eshte nje nga rastet me te rralla ne bote dhe Shqiperi sepse ka 5binjake por asnjehere 5djem binjake
Kombi duhet te jete me fat dhe krenar qe perendia dergoi keto krijesa engjellore ne Shqiperi.
Emrat e tyre jane Asllan Beqir Shkelzen Sabedin dhe Resul Kupa
Ajo cfare doja te theksoja Z.Berisha eshte qe kjo familje e rralle dhe fisnike jeton vetem me nje pension qe eshte lidhur ne kohen tuaj per 5njaket 250 leke dhe asgje tjeter. Sot ata jane 12 vjec dhe Jane rritur me sakrificen e nje Nene kryefamiljare te vetme.
Ne vitin 2015 Oshe nderpret dritat tek kjo familje sepse kjo figuronte debitore. Me pas nga pamundesia per ti paguar ajo i lidh dhe vjen policia Ku e con ne komisariat me nje dhune dhe terrorr qe nuk eshte pare asnnjehere .Kete Nene e terheqin zvarre deri ne komisariat duke ja lene femijet ne meshire te fatit sepse ajo banon ne Katin e 8te te pallatit G Laprake Ku a to edge mund te hidheshin nga dritaret dolen ne rruge sepse kerkonin nenen e tyre.
MBAs kesaj letrat shkojne ne prokurori dhe pastaj ceshtja kalon ne gjykate Ku gjykata pa meshire e denon me 18 muaj burgim detyrim paraqitjeje. Theksoj se e gjithe debia eshte shlyer e gjitha sepse nena ime arriti tu marre borxh familjareve dhe tani ja kerkojne me kembngulje te madhe dhe e kercenojne por ajo nuk ka.
Kjo familje nuk trajtohet me ndihme ekonomike sepse sipas njesise dhe ninistrise nuk e meritonte. Kjo familje perbehet nga djali i madh Rrahmani student (une qe po ju shkruaj) vajza Dallendyshja Ku eshte me probleme te renda shendetesore dhe mendore dhe invalide Dallendyshja ka nevoje per kurim Jashte shtetit urgjente por vendimi nuk e lejon te levize Jashte shtetit per shkak te vendimit.
U kam shkruajtur letra te gjithe zyrtareve dhe ministrave dhe me Kane kthyer pergjigje negative dhe shumica e tyre nuk me Jane pergjigjur.
Cfare te bejme?
Ku te perplasemi?
Duhet te vdese motra ime ?
Cfare do te ndodhte sikur keta 5njake te jetonin ne nje shtet tjeter?
A do te vuanin ne kete mjerim?
A do te vuanin per kafshaten e bukes?
A do te keqtrajtohej ne kete menyre?
Jane nxenesit me te mire te shkolles dhe shume te zgjuar
Jam i sigurte qe do ta bejne realitet enderren sepse shpresojne dhe shpresa eshte gjeja e vetme qe Kane.
Duke ju shprehur vleresimet me te medha falenderimin me te madh mbetemi me shprese se do te na ndihmoni
Me Rrespekt
Rrahman Kupa
Fallnxe Kupa
Dhe 5njaket”
The post Shtëpisë së pesënjakëve i shkëputet rryma, Berisha-Ramës: I pashpirt appeared first on Lajminet.