22,11,2024

Rrëfimi i shokut: Mikeli punonte hamall që 13 vjeç, pasi mbeti jetim

Must Read

Ai rrëfen se si e kishte njohur Mikelin, dhe raportet e këtij të fundit me bashkëshorten Yllkën. Vetëvrasja pas masakrimit të gruas me thikë në vaskë ka shokuar të gjithë miqtë dhe të njohurit e tij, shkruan panorama.al

Ju ishit mik me viktimën Mikel Xhiko. Si e njihnit atë?

Jemi njohur vite më parë kur Mikeli, pas humbjes së prindërve, erdhi të jetonte te gjyshi i tij. Fillimisht kishte humbur babain. Thuajse nuk e mbante mend të atin. Kishte qenë vetëm dy vjeç kur ndodhi, kjo ndërsa më tej e ëma ishte martuar. Pak vite më vonë kishte humbur dhe nënën. Në moshën 10­vjeçare njerku i dëboi nga shtëpia së bashku me motrën e tij, e cila jeton në Greqi. Ishte në moshë ende të vogël kur nisi të përballej me vështirësitë e jetës. Punonte si hamall, ngarkonte e shkarkonte kamionë sa herë i jepej mundësia. Pastaj edhe gjyshi i tij vdiq.

Sa vjeç ishte ai kur nisi të punonte?

Ishte rreth 13 vjeç kur nisi punën. Atëherë humbi edhe gjyshin dhe mbeti pa asnjë mbështetje. Vitet kalonin, ishte një djalë i vuajtur, gjithsesi ai rrinte larg të këqijave. Pasi mbeti krejt i vetëm, shkoi në jetimore në Sarandë. Por më pas erdhi në Korçë sepse e sollën në konvikt së bashku me jetimë të tjerë. Gjatë gjithë kohës kishte peripecitë e tij, vështirësi për të mbijetuar. Ndaj filloi të futej në rrugë të gabuar dhe të merrte edhe drogë. Jeta e tij ishte e tmerrshme. Ai merrte vazhdimisht drogë.

Po me Yllkën si u njoh?

U njohën në një lokal, Yllka e kishte marrë me qira me njerëzit e saj. Ai shkoi disa herë dhe shumë shpejt nisi marrëdhënia e tyre. Fillimisht dukej se shkonin mirë, më tej ai bëhej xheloz për Yllkën, grindej për punën e saj, bëhej dyshues, e humbiste toruan fare. Shprehej se e donte në një mënyrë të sëmurë bashkëshorten, ndërsa me lindjen e vajzës ai u afeksionua edhe më tepër. E donte jashtë mase dhe e shihja sesa i përkushtohej atij fëmije. Ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të.

Kur e takuat për herë të fundit?

Dy ditë para se të ndodhte kjo. U takuam rastësisht në qendër të qytetit, ishte me vajzën e tij për dore. M’u duk pak i mërzitur dhe e pyeta nëse kishte gjë, por m’u përgjigj “të zakonshmet”. Kishte një shikim si të menduar, por sapo i fliste vajza, direkt i buzëqeshte asaj dhe e përkëdhelte. Nuk më shkonte mendja kurrë se mund të bënte diçka të tillë.

The post Rrëfimi i shokut: Mikeli punonte hamall që 13 vjeç, pasi mbeti jetim appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img