03,07,2025

Arrestohen dy shokët e vrasësit me pagesë, tentuan ta fshehin

Must Read

Të arrestuarit janë Xhemali Prushi 22 vjeç, banues në Fushë­Krujë; Skerdi Prushi 19 vjeç, banues në Fushë­Krujë. Arrestimi I tyre u bë pasi në Larushkë, Krujë duke udhëtuar me mjetin tip Golf me targa AA 430 IG, me drejtues shtetasin Xhemali Prushi, dhe pasagjerë Bedri Haka dhe Skerdi Prushi nuk u kanë qëndruar Forcave Operacionale Lëvizese.

Arsyeja e mosbindjes ka qenë fakti pasi në automjet ndodhej edhe shtetasi Bedri Haka, shpallur në kërkim i dyshuar për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 dhe 278/4 të Kodit Penal (i ndaluar më datë 17.06.2016).

Uniformat blu u vunë në ndjekje të tyre ku menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Bedri Haka dhe Xhemal dhe Skerdi Prushi. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale” Përkrahja e autorit të krimit” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar në nenet 302 dhe 242 të Kodit Penal.

The post Arrestohen dy shokët e vrasësit me pagesë, tentuan ta fshehin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img