Këto plazhe për të cilat u harxhuan miliona denarë asnjëherë nuk u vunë në funksion. Qytetarët e anketuar asnjëherë nuk i kanë shfrytëzuar plazhet dhe as që e kanë në plan, sipas tyre uji i pistë dhe lokacioni e kanë bërë që ata as mos të mendojnë të shtrihen në mes të qytetit për të marr reze dielli.
“Jo nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë, jo në këtë vend, duhet të investonin në Saraj, tash është shumë nxehet ka nevojë, po jo këtu”.
“Asnjëherë nuk i kamë shfrytëzuar dhe asnjëherë se kam në plan, është një lum i ndotur dhe si mund ta shfrytëzosh kur mund të infektohesh”.
Nga ana e qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme ishin të pakapshëm për të sqaruar se çfarë do të ndodhë me plazhet të cilat sipas qytetarëve janë jo-funksionale.
The post Dikur “plazhe” , sot deponi appeared first on Lajminet.