26,11,2024

Maqedonia frikohet nga numri i madh i shqiptarëve, shtynë regjistrimin e popullsisë

Must Read

Analistët në Maqedoni janë të mendimit se shtyrja e regjistrimit bëhet me qëllim që maqedonasit të mos dalin me shifra shkuese, andaj kanë vendosur që regjistrimi të mos mbahet pasi realisht statistikat flasin se nataliteti rritet tek shqiptarët, ndërsa zvogëlohet tek maqedonasit.

Statistikat zyrtare në Maqedoni flasin se mbi 30% e nxënësve fillorist janë të kombësisë shqiptare, ndërsa regjistrimi i fundit që është mbajtur në Maqedoni ka dalë me një konstati jo real se në Maqedoni jetojnë vetëm 25% shqiptar nga popullata e përgjithshme, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë ish anëtarja e KSHZ-së, Tanja Alltanxhieva në një debat në Televizionin NOVA, e ka minimizuar organizimin e regjistrimit në Maqedoni. Ajo madje arsyetohet se regjistrimi i popullatës nuk ka asnjë lidhje direkte me listat zgjedhore.

Alltanxhieva thotë se regjistrimi realizohet për shkak të nevojave të të dhënave statistikore, andaj kërkoi që të bëhet një dallim mes shtetasve dhe banorëve rezident.

“Për shkak se u paraqitën dilema të mëdha edhe nga ana e përfaqësuesve politik, por edhe nga ana e ekspertëve, madje edhe nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtar se nuk është e mundur që numri i shtetasve, gjegjësisht numri i votuesve të regjistruar të jetë afër me numrin e shtetasve të Republikës së Maqedonisë. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore me grumbullimin e popullatës të cilët janë nën moshën 18 vjeçare dhe popullatën mbi këtë moshë, do të vijmë deri te një shifër që me të vërtet nuk është i logjikshëm, mirëpo ata nuk e reflektojnë të vërtetën materiale, për shkak se lista zgjedhore dhe baza e të dhënave në listën zgjedhore e nxjerr nga lista e shtetasve të Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Alltanxhieva.

The post Maqedonia frikohet nga numri i madh i shqiptarëve, shtynë regjistrimin e popullsisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img