Kuqezinjtë janë ndëshkuar në minutën e fundit të kohës shtesë me një gol të Antoine Griezmann me kokë, ndërsa edhe Dimitri Payet shënoi në minutën e 95-të për rezultatin 2-0.
Shqipëria u tregua shumë e saktë dhe e vendosur mirë në pjesën e parë.
Për më shumë Kombëtarja shqiptare kishte dy raste në pjesën e parë, ndërsa francezët nuk kishin asnjë rast që vlen për të përmendur.
Rastin më të mirë e kishte Ermir Lenjani (40’), kur pas një rivënie këndore nuk arriti që të dërgojë topin në portë pasi u devijua nga mbrojtësi Patrice Evra, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht, Armand Sadiku u tregua i shkurt në një harkim të Elseid Hysaj.
Pjesa e dytë nisi më mirë me lojë për Francë, por me rast për Shqipërinë.
Ishte Lendian Memushaj që kishte rastin më të mirë në minutën e 52-të, por shtylla shpëtoi Hugo Lllorisin.
Francezët iu kundërpërgjigjen me Olivier Giroud që goditi shtyllën.
E gjitha kjo në minutën e 69-të ku pas një harkimi nga Patric Evra, Giroud ka qëlluar shtyllën.
Francezët në minuta e fundit u futën në një ofensivë totale.
Ai që vrau shpresat kuqezi ishte Anotoine Grizmann me një goditje me kokë në minutën e 90-të. Në fund shënoi edhe Payet në minutën e 5-të.
Shqipëria mbetet pa pikë edhe pas dy ndeshjeve, ndërsa Franca tashmë ka kaluar tutje me gjashtë pikë