26,11,2024

Minorenia prostitutë tregon pse e refuzoi biznesmenin që i ofroi 1500 euro

Must Read
Prostitucion, Ilustrim

 

Në lidhje me punën e saj si balerinë në lokalin e tallavasë, e mitura F.Gj. në dëshminë siguruar nga “Panorama” ka shpjeguar se pronari i lokalit, i pandehuri Ilir Peraj, i ka thënë në dy raste që të shkonte me klientë me pagesë. Ajo ka rrëfyer se në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, i cili i ka premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të. “Unë nuk pranova”, ka pohuar e dëmtuara.

Në rastin tjetër, sipas deklarimeve të minorenes, klienti ishte një shok i të pandehurit Peraj, pronar i një hoteli në Tiranë. Në ditët që ky person shkonte te lokali me muzikë tallava i të pandehurit Peraj, ai e ka shtyrë të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me mikun e tij, duke i thënë “shko se është bingo e madhe”.

Shtetasja F.G. pranon dhe bashkë me personin në fjalë ka shkuar në hotel gjatë orëve të ditës. Sapo futet në dhomë, pronari i hotelit ka nxjerrë 1500 euro, të cilat e mitura i ka marrë dhe i ka futur në xhep. Në momentin që biznesmeni po hiqte këmishën, shtetasja F. ka ndier neveri dhe nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se “më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale me ty”, dhe i ka kthyer paratë. Biznesmeni fillimisht ka insistuar me fjalë, por në vijim ai e ka dërguar minorenen te lokali i saj.

The post Minorenia prostitutë tregon pse e refuzoi biznesmenin që i ofroi 1500 euro appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img