25,11,2024

Vrau “për nder”, dorëzohet pas 8 muajsh autori

Must Read

33-vjeçari ka vrarë me armë zjarri automatik, 24-vjeçarin Luigj Gjergji (në foto), nga fshati Pistull i Shkodrës. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë ngacmimi i motrës së njërit nga autorëve, nga viktima.

Viktima ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me armë zjarri në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të së datës 9 tetor 2015, pranë vendin të quajtur Karburant “Palushaj”. Sipas grupit hetimor, 24-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi me familjen, përveç të atit, i cili është i dënuar, pasi është kapur me drogë.

Por, për të riun, policia shpjegon se ai ishte kontingjent kriminal dhe se ka qenë problematik në zonë. Tre ditë pas vrasjes, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Vrau “për nder”, dorëzohet pas 8 muajsh autori appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img