Edhe në turneun Përkujtimorë “Xhevat Makolli” karateistët ferizajas nuk lejuan befasi. Ekipet e karatesë nga Ferizaj sërish u radhitën në kreun e tabelës.
Në këta gara edhe kësaj radhe në pozitën e parë u radhit Klubi i karatesë “Fituesi” me 16-të medalje fituara prej të cilave 8 të arta,4 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Por nuk mbeti larg as Klubi I Karatesë “Kastrioti” i cili në këtë turne mblodhi 13 medalje: 4 të arta,5 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Edhe karateistët e “Sharrit” grumbulluan 13 medalje ,prej të cilave 3 të arta.