“E kam thënë, e kam përsëritur dhe po e rinënvizoj, ne jemi gati të lëvizim edhe nga 2/3-tat, sepse ishte një pozicion ekstrem kompromisi. Partia Demokratike duhet të lëvizë nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka”, tha ai.
Por Partia Demokratike nuk e pranon këtë. Lulzim Basha iu referua sërish rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për të kërkuar përfaqësim të opozitës në të 4 institucionet, që zgjidhen nga Parlamenti.
“Zoti Rama pranoi parimin, por jo për të gjitha institucionet. Këto dy institucione ndajnë shapin nga sheqeri. Që kjo të ndodhë, as Edi Rama, as Lulzim Basha nuk mund të kenë dorën vendimtare në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, reagoi Basha.
Aty ku Edi Rama tha se ka vënë vijën e kuqe, janë dy insitucionet që skanojnë pasuritë dhe aftësitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe, që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie, për të bërë asnjë lloj kompromisi me Partinë Demokratike. Dua të jem shumë i qartë, edhe pse në politikë kurrë nuk thuhet kurrë; unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë. O do të bëjmë reformë në drejtësi, o kurrë mos u bëftë reforma!”, këmbënguli Rama.
Kryeministri mbajti këtë qëndrim pas takimit për më shumë se 1 orë me ambasadorin amerikan dhe atë të Bashkimit Europian. Edhe sipas draftit final të dorëzuar në Kuvend, ndërkombëtarët kanë rol kyç në monitorimin e procesit të kualifikimit.
Por sipas Lulzim Bashës, mospranimi i modelit për vendet e rezervuara do të thotë vullnet për kapje politike.
“Moskapja politike nuk është kusht, është vetë reforma. Me kapje politike, nuk ka reformë’, thotë Basha.
Të martën është thirrur mbledhja e Komisionit për Refomën në Drejtësi, por Lulzim Basha e shmangu përgjgjien nëse opozita do të marrë apo jo pjesë.
The post Rama ofron kompromis – Basha i thotë të tërhiqet appeared first on Lajminet.